German  English  Albania


Report Jonny & Mike keta in Bulqize (Albania)


BACK TO THE ROOTS | October 18th 2014 | ALBANIA-BULQIZA

MIKE KETA (Albania) vs MARAT KHUZEEV (Russia)


MAREIKE MICHL (Germany) vs NINA SCHEUCHER (Austria)


FERIT KETA (Albania) vs REMUS KRETAN (Italy)


Duel ne themel..!

Vellezerit kampion Keta, rikthehen ne vendin e tyre, per te mbrojtur titullin europian ne boks.

Vellezerit Keta kane lindur ne nje fshat piktoreskt te Bulqizes, qe quhet Koçaj, ne pjesen verilindore te Shqiperise, ne nje familje tejet patriotike, ne murin e se ciles qendronte nje pllake me mbishkrimin:”Atdheu mbi te gjitha”. Gjysherit dhe njerezit e aferm te tyre ishin patriot dhe mendonin gjithnje per vendin, duke trasheguar cilesi te tilla edhe tek niperit. Ismail Keta ishte vellai i madh, qe mori udhen e kurbetit qe ne vitin 1997, ne nje kohe kur Shqiperia lendonte nga nje lufte brenda llojit, por e pakuptimte, duke humbur shpresen per te jetuar ne vendin e tij. Vendi qe ai zgjodhi per te jetuar ishte Gjermania. Cilesite trupore, i jepnin mundesine djaloshit simpatik, te merrej me sport dhe ta niste prej aty jeten sportive, fillimisht si amator ne sporte e Kik dhe Tai Boksit e me pas si profesionist, duke ngjitur shume shpejt majat e niveleve boterore. Fillimisht ai garoi pas viteve 2000 si kampion Gjrmanie dhe tre vjet rrjesht e beri realitet k ete titull, por me pas ne vitin 2002 edhe arriti te shpallej edhe nenkampion bote. Por majat e tij ngjiten shume lart, pas vitit 2010, kur pas nje nderpreje per arsye shendetsore nga demmtimi te sportit, ai rikthehet fuqishem, duke patur ne koke nje enderr, per te dale kampion bote. Fale punes titanike dhe pergatitjes shume te larte, objektivi I Ismail ketes, qe ne Gjermani njihet si Jonny Keta, behet realitet. Ne vitin 2011, Ismail Keta shpallet kampion bote per here te pare ne Kik dhe Tai boks dhe kete sukses ai e peserit edhe dy here te tjera ne dy vite rradhas. Titulli i fundit, ne dhjetor 2013, kishte me shume vlere, sepse i dedikohej nje jete te shpetuar, per nje vajze nga Shqiperia, qe lendonte nga semundja e tumorrit dhe ishte vetem 17 vjec, emri i se ciles tashme eshte i njohur ne Gjermani dhe Shqiperi dhe quhet Ambra Meda.

Nje rast I tille shpalosi ne syte e opinionin nderkombetar, qe s’kemi te bejme vetem me nje kampion te madh, por edhe njeri humanist, qe sherbente si model per shoqerine njerezore. Por fama e vellezerve Keta merr me shume jehone kur ne Gjermani pas vitit 2004 shkoi edhe vellai Gjetani, nje tjeter mjeshter i sporteve te tilla, madje shume shpejt fiton nje turne europian, ne shtator te vitit 2007 ne Tirane, pasi ne Gjermani dhe Mynih, kish stampuar emrin si kampion ne kete sport pas viteve 2005. Gjithsesi supermacia e Gjetanit qendronte te sporti i boksit dhe endrra e tij ishte te futej ne ring si boksier, enderr qe ai e realizoi dhe arriti te behet shume shpejt i famshem, sepse me 19 korrik te vitit 2014, u shpall kampion Europe, pas 21 ndeshjeve te zhvilluara dhe 18 fitoreve, prej te cilave 16 me KO. Por i gjithe ky sukses i vellezerve Keta nuk do te kishte kuptim, pa nje emer, ate te Gjermanise, vendit ku ata u bene sportist te niveleve te tilla. Madje Ismaili dhe Gjetani, gjithnj e pas ndeshjeve kane deklaruar:”Gjermanine ne gjoks, Shqiperine ne zemer”, sepse vertet linden ketu, ne atdheun e tyre dhe u rriten, por famen dhe suksesin e bene atje, ne nje vend te zhvilluar dhe emancipuar si Gjermania. Por pas gjithe ketyre sukseseve, per vellezerit Keta, qendronte nje tjeter objektiv i madh. Meqe edhe djali i xhaxhait, Feriti arriti te behej kampion Gjermanie ne Kik bok, vellai i madh Ismaili, kish vendosur qe mbrojtjen e titullit per vellain Gjetanin, qe ne Gjermani thirret Mike Keta, ta bente ne origjinen e tij, Bulqize, kete vend te pasur nen kembe, por jo ne siperfaqe. Edhe pse shume i njohur ne bote per kromin dhe floririn, realiteti i sotem dhe i gjithe ketyre vteve ne kete treve eshte i zymte. Nje ide brilante e njerit prej djemve intelektual te atyre aneve, perparim Spahiu dhe mbeshtetja morale e gazetarit sportive Defrim Methasani, qe i mbeshtet prej 14 vitesh arritjet e vellezerve keta, nisi te gatuante endrren e tyre.

Pasi moren edhe garancine e gazetarit te njohur dhe drejtuesit te Super Sport Dritan Shakohoxha, ata vendosen te bejne realitet, diçka qe sa e mendonin dhe e donin, nuk e besonin qe mund te behej. Ndaj vellezerit Keta kerkuan tek federate boterore t’ju jepte nje mundesi per te respektuar vendin nga dolen, duke e quajtur kete ndeshje te Gjetanit:”Duel ne themel”..! Federata boterore ne versionin WBC, ku kane garuar boksieret me te famshem dhe kampion te botes, qe nga Muhamet Ali, Tajson, vellezerit Kliçko, Luan Krasniqi, etj, pranoi endrren e djemve dhe tashme jemi ne prag te nje eventi te papare me pare ne bote, qe nje mbrojtje titulli europian, te behet ne nje vend te larget dhe te varfer, por qe lindi kampion te tille, ne Bulqize te Shqiperise. Spoti televiziv qe transmetohet prej ditesh, ka ndezur shpirtrat e shqiptarve qe mezi presin nje ndeshje te tille, aq me teper qe per here te pare Gjetan Keta, konkurimin e tij per te mbrojtur titullin kesaj here e ka per ngjyrat e kombit d he flamurit te tij, Shqiperise…

Donate Account:
Credis Bank | Ismail Keta | Kocaj Bulqize | SWIFT: CDISALTRXXX | IBAN: 0000 608 792


ZIEL
100%
TRAINING
99%
ENTWICKLUNG
99%
FITNESS
99%
INTENSITÄT
99%


© 2014 | 360º Fights & Stream2Go
Jederzeit und überall - Live dabei